Site icon Tetova Expres

(VIDEO) HUTA : KALAJA E TETOVËS ËSHTË LËNË PAS DORE

HUTA : KALAJA E TETOVËS ËSHTË LËNË PAS DORE

Shoqata për kulturë edhe trashëgimi kulturore HUTA kërkon nga nga e institucioneve kompetente që të merren masa për mbrojtjen kalasë së Tetovës.Nga Kjo organizatw kanw apeluar që ky monument tw mbrohet nga dwmtimet sidomos nga gërmuesit e pa ligjshëm. Nderim Limani nga kjo shoqatë thotë se kjo ky lokalitet ka një potencial të madh turistik, por wshtw lwnw pas dore dhe pwr pasojw dita ditës dëmtohet edhe më shumë.

“ Komuna e Tetovës, Ministria e Kulturës, Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Qendra Konservatore Shkup, Muzeu i Tetovës dhe Kisha e Shën Athanasit si pronare e Kalasë së Tetovës që: 1. Të vendoset ndriçim, rroje dhe kamera sigurie në Kalanë e Tetovës që të ndërpriten gërmime të paligjshme dhe shkatërrim i mëtutjeshëm i saj 2. Zgjerim të rrugës deri në Kala dhe linja të rregullta transporti për të qenë Kalaja më e qasur për turistët”, tha Nderim Limani – shoqata për kulturë Huta

Nga pamjet shihet se kjo trashëgimi kulturore është lënë pas dore nga autoritet dhe se me vite askush nuk kujdeset për të. Përveç dëmtimeve të vazhdueshme dhe papastërtisë, kalaja e Tetovës së fundmi ka një armik të ri.Gërmuesit jolegalë dhe të paidentifikuar në kërkim të arit, përveç që gërmojnë tokën brenda dhe rreth kalasë, kanë shpuar edhe muret e saj.Kalaja e Tetovës është lënë krejtësisht pasdore nga ana e institucioneve dhe dita ditës po shkatërrohet dhe mbushet me mbeturina

Advertisement
Exit mobile version