Agjencia për Rini dhe Sport sot në Shkup organizon panel diskutim me temë “Investime në sport për suksese të reja në sport”.
Në panelin, siç bëhet e ditur fjalime do të kenë Naumçe Mojsoski drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, Aleksandra Vojnevska kryetare e Federatës së atletikës, Pançe Milevski këshilltar për sport në Qeverinë e RMV-së, Viktorija Avramovska – Madiq zëvendësministre e Drejtësisë dhe Dimitar Kovaçevski ish kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
“Në panel do të diskutohet për më shumë tema në sferën e sportit, si gjendja momentale në sport, masat aktuale dhe të ardhshme për zhvillimin e sportit dhe mbështetjen e sportistëve, barazinë gjinore dhe përfaqësimin e grave në sport, si dhe rregullativat ligjore lidhur me sportin”, theksohet në komunikatë.