Site icon Tetova Expres

Përderisa politikanët merren me politika madhore qentë endacak po sulmojnë qytetarët!

Meqë jemi në prag të fushatës zgjedhore deklaratat madhore kanë filluar të shpeshtohet. Që kjo është shndërruar në normalitet që doza e premtimeve dhe fjalëve të mëdha të shtohet për të “joshur” simpatinë e qytetarëve që në fund të ditës të grumbullojnë qoftë edhe një votë më shumë në llogarinë e tyre. Ndikimi rus, problemet globale, anëtarësimi në BE janë temat që shpesh preferojnë t’i prekin në mënyrë sipërfaqësore politikanët tanë, por po harrojnë që vendi nga ata vijnë ende përballet me problemin e qenve endacakë. Pra, politikanët tanë në vend se të pastrojnë oborrin e shtëpisë duke mënjanuar problemet elementare, ata zgjedhin të merren me politika madhore.

Problemet me qentë endacakë nuk marrin fund, sepse fokusi politikanëve tanë është në politika “madhor” – 

Sipas evidencës në SPB Tetovë deri më tani janë sulmuar dhe lënduar 26 persona, të cilët për këtë kanë parashtruar kallëzim në polici. Me qentë endacak nuk përballet vetëm Tetova por edhe shumë qytete të tjera, si Dibra, pjesë të qytetit të Shkupit, Kumanova, Gostivari, Çairi, e të tjera. Prandaj, ky nuk është vetëm problem lokal pasi përfshin më shumë rajone që për fat të keq pasojat janë të ngjashme.

Rreziku nga qentë endacak-

Kur flasim për një shtet kandidat për në BE, në të njëjtën kohë flasim për një problematik që cenon sigurinë e qytetarëve krijon rrezik edhe kur qarkullojnë në lagjet e tyre nga prezenca e shtuar e qenve endacak, kjo është pakuptimtë, sepse nuk mund të jetë një shtet anëtarë i familjes evropiane po që nuk është në gjendje të menaxhojë dhe kontrollojë qentë endacak.

Advertisement

Rreziku nga qentë endacak është i pakontrollueshëm sepse ka pasur raste të shumta që kanë përfunduar edhe me vdekje e lëndime të rënda, sidomos kur ka sulme të qenve ndaj fëmijëve e të moshuarve. Mungesa e një strategjie për menaxhim të qenve krijon pasiguri dhe pasoja të rënda edhe kur lëndimet mund të jenë të lehta, sepse kemi të bëjmë me qenë që janë të pa vaksinuar dhe që mund të bartin sëmundje të ndryshme.

Prandaj, në vend se të jepet ndihmë për kujdes ndaj viktimave duhet të merren masa parandaluese që mos të vijë deri te situatat e tilla që të kemi viktima, e këtë gjë nuk duhet ta shpik Maqedonia e Veriut sepse e ka të gatshme nga shtetet tjera, ajo që duhet bërë është të ketë vullnet dhe brengosje për qytetarët.

Hallet e qytetarëve i merr era, politikanët merren me politika madhore – 

Gjendja e qytetarëve dita ditës vështirësohet dhe përkeqësohet edhe më shumë si pasojë e mos kujdesit adekuat nga ata që janë përgjegjës kryesor e parësor, politikanët. Kriza ekonomike, padrejtësia, lufta për mbijetesë, e deri te rreziku nga sulmet e qenve endacak janë hallet e përditshme me të cilat përballen qytetarët e vendit tonë. Por, kur marrim dhe shohim çfarë premtojnë e çfarë flasin politikanët tanë është për gërdi sepse ata flasin më shumë për luftën kundër ndikimit rus sesa për rregullimin e jetës së qytetarëve. Qytetarët sot në Maqedoninë e Veriut përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, kushteve elementare për jetesë.

Mëse e nevojshme është që politikanët tanë të ndalen së menduari e punuari vetëm për interesat e tyre personale, klanore apo partiake, duhet filluar punuari për qytetarët me votat e të cilëve janë sot në ato pozicione.  Politikanët tanë duhet të fillojnë të flasin, të brengosen dhe të gjejnë zgjidhje për hallet e qytetarëve, ndalimin e eksodit masiv të të rinjve dhe të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga gjyqësori që është i varur dhe këto pasoja i vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarët. /Zhurnal.mk

Advertisement
Exit mobile version