Parku Kombëtar Mali Sharr ka marrë vendim për ndalimin e lëvizjes me mjete motorike Ratrak jashtë nga rrugët e lejuara në teritorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr.Sipas planit për menaxhim
me Parkun Kombëtar Mali Sharr, aktiviteti i skijimit me ratrak identifikohet si aktivitet i lejuar në të gjitha zonat, përjashtuar këtu zonën rreptësisht të mbrojtur. Mirëpo, për shkak të lëvizjes së
ratrakëve jashtë rrugëve të regjistruara, janë shkaktuar dëme në zonat e larta malore dhe ky aktivitet shënohet si një nga kërcënimet potenciale për zonën e mbrojtur dhe është e domosdoshme rregullimi i lëvizjes së tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut është shteti i vetëm ne Europë, në të cilin mund të praktikohet skijimi me ratrak në Park kombëtar, ose siç njihet skijim Free Ride. Për më shumë se një vit u munduam të gjejmë zgjidhje me të cilat do të rregullohet aktiviteti i skijimit me ratrak jashtë qendrës për skijim Kodra e Diellit. Flasim për aktivitet i cili në Malin Sharr në mënyrë të parregulluar zhvillohet gati 15 vjet, periudhë në të cilën apetitet ndërmarrëse janë rritur, kështu që prej 1-2 ratrak në fillim, tani janë prezent 27 ratrak prej të cilëve në baza ditore, 8 deri 10 ratrak bartin turist shumë thellë në mal, jashtë qendrës së skijimit Kodra e Diellit, thotë drejtori i parkut Kombëtar Ibrahim Dehari. Në sezonin vjetor 2023/24, shërbimi teknik Malit Sharr ka realizuar më shumë se 60 ditë në teren, në të cilën grumbulluan informata të mjaftueshme për këtë aktivitet i cili nuk hynë në kategorinë e eko- turizmit dhe se lëvizja me këto mjete bën dëmtim të përhershëm të natyrës dhe specieve me çka rrezikohet mbijetesa e tyre, shëmtohet peisazhi dhe shqetësohen dashamirët e tjerë të natyrës. Për fat të keq, gjatë shkrirjes së borës, bëhet më e dukshme që në kullotat e larta malore në të cilat zhvillohet blegtoria tradicionale, shumë hapësira janë të lëvruara dhe me dëshmi të barinjëve, në vendet ku kanë kaluar këto mjete, delet tashmë nuk kullotin. Është e qartë se ky vendim do të ndikojë shumë në intereset ekonomike, mirëpo të njejtat në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë në dëm të natyrës. Kjo është sezona e fundit turistike në të cilën shiten turne në të cilat paraqitet shkatërimi i pasurive tona dhe atë para turistëve nga Suedia, Norvegjia, Franca, Anglia dhe shumë vende të cilat me kujdes e ruajnë natyrën e tyre, thotë drejtori i parkut Kombëtar Ibrahim Dehari. E vetmja mënyrë me të cilën më tej mund të zhvillohet vozitja e ratrakut jashtë zonës së rripit mbrojtës i cili është i vendosur përreth qëndrës së skijimit Kodra e Diellit është shfrytëzimi i dy rrugëve të vetme të rregjistruara. Prandaj, për promovim të ardhëshëm të Malit Sharr si zonë me vlera të jashtëzakonshme, ftohen operatorët që të ridizejnojnë ofertat e tyre duke iu përmbajtur rregullave për lëvizje me mjete motorike dhe ate në drejtim të promovimit të formave ekologjike të turizmit, si skijim me turne, snoë shooing, alpinizëm dhe bjeshkatari, thotë drejtori i parkut Kombëtar Ibrahim Dehari.