Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se rreth orës 01:00 pas mesnate, njësiti për intervenime pranë policisë së Shkupit, ka privuar nga liria 32 vjeçarin nga Shkupi me inicialet E.I pasi ai ishte arratisur nga burgu. 32 vjeçari ishte i dënuar me 15 vjet burg për shkak të veprave penale që kishte kryer.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Sot (16.03.2024) në ora 01:00 në zonën e Karposhit në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.L.(32) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale të kryera nga neni 236, neni 242 dhe neni 215 të Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të Burgut ‘Idrizovë’ për arratisje nga burgu. Atij i është gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë dhe një lëndë e bardhë”.
Më pas personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin prej katër vjet e dy muaj që I kishin mbetur.
Ndërkaq, Policët e Radovishit, të premten rreth orës 20:15, ka privuar nga liria 47 vjeçarin me inicialet M.K. nga Radovishi pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar mariuanë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se, personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallzim përkatës.