Ish shefi i kabinetit të Sadi Bexhetit, Alajdin Hasani vazhdon betejën për pronën e privatizuar afër Spitalit Klinik të Tetovës.Sipas tij, përderisa organet gjyqësore kanë sjellur një vendim për ndërperje të përkohshme të punëve derisa të sillet një vendim, Hasani pretendon se janë duke u kryer punime në mënyrë të jashtëligjshme.
Hasani më tej thotë se edhe pse plani është suspenduar nga ana e komunës së Tetovës, megjithatë punimet vazhdojmë.
Ferati:Punët kryhen në pronën e Spitalit të Tetovës Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Shpresim Ferati thotë se është punimet kryhen në pronë e cila është në menaxhim të Spitalit Klinik të Tetovës. “Parcela bie në oborr të spitalit dhe është në shfrtyëzim që 50 vite. Në atë parcelë ku pretendohet se është pronë e tjetërkujt, ka rezervuare të naftës, dhe kemi leje për çdo ndryshim në suza të Spitalit për ndërtim të murrit për kufizim të spitalit që ta mbrojmë nga keqpërdorimet e deritanishme. Vendimi i gjyqit nuk është i ploftfuqiëshëm për shkak se për ndërprerjen e punëve duhet të del përmbarëeuesi në terren dhe si mund të merret ky vendim kur ne punojmë në pronën e spitalit dhe jo në pronë tjetër. Qëndrimi jonë është se parcela e personit në fjalë është në
shqyrtim e sipër se si është privatizuar ajo parcelë”, deklaroi Shpresim Ferati, drejtor i Spitalit Klinikk të Tetovës.