Site icon Tetova Expres

Dënohet shoferi nga Kosova, voziste me shpejtësi 207 km në orë

Të enjten mbrëma nga ora 20 deri në orën 22 pjesëtarët e policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor të Tetovës, kanë vazhduar me aktivitetet kontrolluese të shpejtësisë duke përdorur të ashtuquajturin “radar nate” dhe kanë konstatuar gjithsej 7 tejkalime të shpejtësinë maksimale të lejuar.

Njëra nga të tejkalimet e regjistruar në autostradën Shkup – Tetovë, në kryqëzimin Veri, në hyrje të Tetovës, ishte më e madhja dhe shpejtësia e matur ishte 207 km/orë. Shoferit të veturës “Porsche” S.E. nga Republika e Kosovës, i cili drejtonte automjetin me patentë shoferi zviceran, i është përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballet me një gjobë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë.

Exit mobile version