Site icon Tetova Expres

RMV, tani në faqen e MPB-së mund të kontrolloni nëse janë gati edhe letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes

Një nga masat që po ndërmerren tani është që banorëve të Shkupit t’u mundësohet që në vend që të shkojnë disa herë në stacion policor, të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit dhe patentë shoferit përmes ueb-faqes së MPB-së, tha Toshkovski pas vizitës së sotme në MPB-në e Kumanovës, transmeton Portalb.mk.

Kontrollimin mund ta bëni në këtë link.

“Tani jemi duke punuar për këtë zgjidhje. Por ne kemi vetëm një skaner nga i cili nxjerrim të dhënat dhe kjo masë do të zbatohet vetëm për Shkupin. Janë të gjitha kapacitetet, por hap pas hapi do ta normalizojmë procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale”, tha Toshkovski.

Toshkovski sot ka inspektuar pilot projektin dhe mënyrën e re të funksionimit të nxjerrjes së dokumenteve personale sipas sistemit “emi numer”, sistem që funksionon në banka por edhe në disa institucione të tjera shtetërore.

“Qëllimi i këtij projekti është të lehtësojë procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale sa më shumë në mënyrë dinjitoze”, tha Toshkovski.

Advertisement

Ai pranon se kjo mënyrë e nxjerrjes së dokumenteve personale bie ndesh me caktimin e terminit qoftë përmes telefonit apo elektronik, por, tha Toshkovski, për këtë është dashur të kenë menduar më parë.

Në lidhje me ndryshimin e datave të caktuara të disa qytetarëve, Toshkovski tha se MPB po përpiqet që në mënyrë të drejtë ta shtyjë tërë procesin e ndërrimit të dokumenteve personale.

“Në këtë moment janë regjistruar rreth 300 mijë takime të planifikuara dhe realisht është e vështirë që kjo të trajtohet në mënyrën më të drejtë. Ne e pastrojmë listën e emërimeve për një javë, ndonjëherë mundohemi ta bëjmë atë ditë pas dite, por do të bëjmë gjithçka që ky proces të shtyhet në mënyrë sa më dinjitoze”, tha Toshkovski.

I pyetur për vendimin e Qeverisë për anulimin e pesë urdhrave të tij si ministër, Toshkovski tha se një vendim i tillë është jashtëzakonisht i paligjshëm dhe jashtëzakonisht skandaloz.

“Ilegale dhe skandaloze, aq më tepër që bëhet fjalë për një urdhër të dhënë ndaj një kolegu pikërisht për procesin e dhënies së dokumenteve personale. Le që janë totalisht të painformuar dhe ligjërisht të pa sofistikuar, por janë edhe jashtëzakonisht të pafytyrë. Si nuk u vjen turp”, tha Toshkovski.

Advertisement

Ai nuk ka mundur të thotë nëse janë të sakta informacionet se punonjës të MPB-së në Kumanovë nuk kanë shkuar në punë për shkak të agjërimit të Ramazanit, por ka paralajmëruar se nëse janë të vërteta do ta riorganizojë punën e Policisë së Kumanovës.

Kujtojmë se masa për kontrollimin e procesit të dokumenteve personale, fillimisht u vu në funksion vetëm për pasaportat. 

Exit mobile version