Site icon Tetova Expres

RMV, prindërit me të ardhura të ulëta nuk i kanë marrë në llogaritë e tyre 20 eurot e premtuara

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli thirrjen e katërt publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga familjet të cilat të ardhurat mujore nuk i kalojnë 50.000 denarë. Vazhdimisht piblikohen thirrje të reja, ndërkohë që qindra prindër nuk kanë marrë ndihmë financiare për asnjë muaj, edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme në mënyrë të rregullt dhe në kohë, transmeton Portalb.mk.

Ndonëse ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në dhjetor të vitit të kaluar kishte paralajmëruar se në gjashtë muajt e ardhshëm nxënësit do të marrin çdo muaj ndihmë financiare, megjithatë, edhe pse tani është mesi i marsit, paratë nuk janë në llogaritë e prindërve.

“Mbi 105.000 nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, në 6 muajt e ardhshëm do të marrin 1.200 denarë, përkatësisht 1.800 denarë në muaj”, premtoi atëherë Kovaçevski, duke paralajmëruar pakon e re të masave.

Lidhur me këtë, Meta.mk i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nga atje, ata përsëritën se përballen me një sfidë – shpesh në shkolla prindërit dorëzojnë të dhëna të pasakta, pra dorëzojnë llogari transaksionale të gabuara ose të mbyllura.

“Kjo e pengon pagesën”, pohojnë ata.

Advertisement

Për atë, nëse dhe për cilët muaj kanë marrë para prindërit Meta pyeti edhe në grupin në Facebook “Mbështetje për mësim online”, në të cilin numri më i madh i anëtarëve janë prindër. Pjesa më e madhe e komenteve janë se nuk ka pasur pagesë për asnjë muaj deri më tani.

“Në mes të janarit ka qenë një pagesë për muajin dhjetor dhe kaq”, thuhet në një nga komentet.

Kur u shpall kjo masë, Kovaçevski tha se masën pritet ta përdorin rreth 75 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 30 mijë nxënës të shkollave të mesme. Aplikimi është bërë përmes shkollave, dhe pagesa është dashur të bëhet me faza, pra pasi shkollat ​​dorëzojnë të dhënat në Ministrinë e Arsimit, kështu që të përgatiten urdhërpagesat.

Ndonëse vonesat në pagesa janë të mëdha, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit për masat kundër krizës nga pakoja e nëntë e Qeverisë, thuhej se janë paraparë 843 milionë denarë, të dedikuara për nxënës dhe studentë. Ishte planifikuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, deri në maj të këtij viti, që prindërit me të ardhura të ulëta të përfitonin çdo muaj nga 20 euro.

Advertisement
Exit mobile version