Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese në leximin e tretë në vazhdimin e pasdites së djeshme të seancës së 145-të nuk e ka marrë shumicën e nevojshme prej 61 votave dhe procedura për këtë ligj përfundon, sqarojnë sot nga Kuvendi.
“Duke pasur parasysh Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 115/2019, nga data 14.05.2020, sipas të cilit që të miratohet Ligji nevojiten të paktën 61 vota “për”, gjatë vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, në seancën e 145-të, Ligji ka marrë mbështetjen e 51 votave “për”, me çfarë nuk janë plotësuar kushtet që Ligji të miratohet dhe me këtë përfundon procedura rreth këtij Ligji”, theksojnë nga Kabineti i krytearit të Kuvendit.
Siç theksojnë nga Kabineti i Mitreskit, “konstatimi nga ana e kryetarit të Kuvendit gjatë vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese ka të bëjë me shumicën e nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”.
Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese u miratua nga ana e Kuvendit, por presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për të dhe ai u kthye para deputetëve në lexim të tretë.