Site icon Tetova Expres

Komisioni i Sëmundjeve Infektive sot do të vendosë se me sa doza DiTePer do të lejohen shkuarja në kopsht

Të gjitha paqartësitë rreth vendimit për ndalimin e pranimit të fëmijëve në kopshte pa marrë vaksinën DiTePer do të diskutohen dhe zbardhen sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të anëtarëve të Komisionit të Sëmundjeve Infektive. Kështu ka deklaruar dje ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, pas reagimeve të prindërve, fëmijëve të cilëve iu është refuzuar pranimi në kopsht, pra nuk pranohen derisa janë në pritje të terminit për rivaksinim, transmeton Portalb.mk.

“Unë si ministër do të respektoj çdo koment që Komisioni për Sëmundjet Infektive do të bëjë për këtë situatë. U bëj thirrje prindërve të kenë durim. Më vjen keq që disa fëmijë janë vaksinuar me vonesë, kështu që tani ka pasoja”, tha ai.

Sipas tij, nëse fëmija është i vaksinuar, nuk ka asnjë arsye për ta penguar që të shkojë në kopsht. Demiri tha se anëtarët e Komisionit por edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor duhet të thonë nëse fëmijët që nuk janë rivaksinuar mund të shkojnë në çerdhe.

“Është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje ndjeshmërisë së fushatës së vaksinimit sepse ka të bëjë me shëndetin dhe jetën. Fakti që kemi 14,000 fëmijë të vaksinuar jo plotsisht në kopshte gjatë një epidemie është shqetësues”, tha ai.

Në disa kopshte, prindërit e fëmijëve të refuzuar për t’u pranuar u drejtuan në pikat e vaksinimit, për të kërkuar një udhëzim në të ashtuquajturin Komisioni i Imunologjisë pranë Klinikës së Fëmijëve, ku supozohet se do t’u lëshohet një certifikatë e posaçme, me të cilën do të mund të shkojnë në kopsht. Meta iu drejtua Klinikës së Fëmijëve, ku  thanë se dje kanë ardhur shumë prindër për një certifikatë të tillë, por më kot, sepse një komision i tillë brenda Klinikës nuk ekziston.

Advertisement

Qendra për shën

e disa janë vaksinuar pjesërisht. Fëmija më i vogël me pertusis i konfirmuar është 4 vjeç, ndërsa më i rrituri është 44 vjeç.

Kujtojm; se 50% e fëmijëve në çerdhet e Shkupit janë pjesërisht ose plotësisht të pavaksinuar plotësisht me vaksinën DiTePer. Inspektorët në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Fëmijët nuk do të pranohen në kopshtin e fëmijëve, qoftë privat apo publik, derisa fëmija të vaksinohet plotësisht sipas moshës.

Exit mobile version