Në SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme ishin regjistruar gjashtë denoncime nga qytetarë të cilët ishin lënduar gjatë sulmeve nga qentë endacakë. Janë lënduar katër të mitur, si dhe dy burra të moshës 44 dhe 54 vjeçare.
“Tre nga denoncimet janë për sulme të cilat kanë ndodhur në rrugën ‘Lubo Bozhinovski – Pish’, dhe nga një në rrugët ‘Jordan Zllatanoski’, ‘Mihajllo Raiçeviq’ dhe ‘Dimo – Gavroski – Kara’”, informoi SPB Tetovë.
Kryetari Bilall Kasami i cili sot ishte pjesë e fushatës për vetëdije më të madhe ekologjike, në pyetjen e gazetarëve se kur do të fillojë të gjejë mënyrë adekuate për përballjen me qentë endacakë, u ankua se ka obstruksione në përgatitjen e tenderit.
“Ka pasur disa komplikime në këtë pjesë, siç ndodh fatkeqësisht këtu në vendin tonë, për t’i krijuar pengesë Komunës. Në pjesën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit që do të publikohet, por po punohet për zbardhjen e tij për të publikuar tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do të kujdeset për ata qen, në mënyrë që në përputhje me këtë të punohet në pjesën e largimit të atyre qenve nga qyteti”, theksoi Kasami nga ngjarja në SHFK “Naim Frashëri”.
Sipas evidencës në SPB Tetovë deri më tani janë sulmuar dhe lënduar 26 persona, të cilët për këtë kanë parashtruar kallëzim në polici.