Dje (13-mars) rreth orës 07:30, në lokalitetin “ Kthesa e Shipkovicës”, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 35-vjeçaren M.P. dhe 37-vjeçaren A.K., të dyja nga Shkupi, të cilat kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Të dyja janë mbajt në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatiten parashtresat sipas Ligjit për Veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.