Site icon Tetova Expres

Bujar Osmani shkon në UT, por pritet me protesta nga rinia e VLEN-it

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani sot gjatë vizitës në Universitetin e Tetovës, ai është pritur me protesta nga studentë dhe aktivistë të rinisë së opozitës shqiptare VLEN.

Protestuesit mbanin pankaratat me mbishkrimet: “Ju e shkatërruat Universitetin e Tetovës”, “Ju e përzutë rininë”, “Depolitizoni universitetin”…etj.

Protestuesit theksuan se politika duhet të mbaj larg duart nga universiteti dhe të mos keqpërdoret në këtë periudhë të fushatës së zgjedhjeve.

“Sot jemi këtu shkaku se këto kanë ardhur këtu për interesat e tyre personale, politike, studentët të cilët kanë mundur të hyjnë kanë qenë të zgjedhur, ato që janë të BDI-së, dhe ne jemi kundër kësaj, për arsye se edhe ne jemi student dhe kërkojmë të drejtat tona, nuk duhet vetëm këta të BDI-së të hyjnë dhe të presin Bujar Osmanin. Këta janë shkaktar që rinia po ikë prej vendit tonë, e këta kanë ardhur këtu ti tregojnë rinisë se këtu është më mirë, ndërsa ndodhë e kundërta”, deklaroi aktivisti i VLEN, Bergin Islami.

Bujar Osmani kishte shkuar në UT në cilësinë e ministrit të jashtëm për të mbajtur një ligjeratë për Bashkimin Evropian.

Advertisement
Exit mobile version