Tetë helikopterë të prodhimit italian “Leonardo helikopters” do të furnizohen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlera e aeroplanëve do të arrijë 230 milionë euro, ndërsa do të paguhet në katër këste. E para do të paguhet këtë vit dhe është në shumë prej 16 për qind nga vlera totale e furnizimit.
Siç ka informuar në brifingun e sotëm ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Armatës për rinovimin e komponentës së aviacionit.
Ajo ka thënë se procedura e përzgjedhjes së kompanisë ka filluar pas publikimit të shpalljes në vitin 2019, për të cilin është formuar një ekip i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës. Është realizuar faza e hulumtimit të tregut për të cilën janë realizuar takime të shumta pune dhe vizita në kompanitë kandidate për furnizimin e helikopterëve të rinj ku janë realizuar edhe fluturime demonstruese me helikopterë të rinj potencial.
Pas grumbullimit të të dhënave është bërë analizë gjithëpërfshirëse dhe objektive e platformave të ofruara përmes ndryshimeve analitike. Kriteret sipas të cilave janë kryer analizat, siç është thënë në brifing ka qenë në lidhje me çmimet e furnizimit, mirëmbajtjen teknike dhe mbështetjen teknike, disponueshmërinë e pjesëve rezervë, jetëgjatësinë e aeroplanit dhe ndërveprueshmërinë e tyre me anëtarët e NATO-s.
“Në fazën e hulumtimit të tregut dhe krahasimin e alternativave, ekipi vendosi të rekomandojë furnizimin e helikopterëve nga kompania “Leonardo helikopters”, deklaroi Petrovska.
Ajo potencoi se pakoja e furnizimit përfshin trajnimin e pilotëve dhe stafit teknik, si dhe disponueshmërinë e simulatorëve për trajnim, ndërsa do të sigurohet një hangar për të vendosur helikopterët e rinj.
Në konkursin e zgjedhjes së kompanisë arriti dhe oferta e katërt përveç “Leonardo helikopters” dhe oferta nga konsorciumi gjermano-francez, një kompani nga SHBA-ja dhe nga Kanada.
Helikopteri i parë do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa të gjitha dërgesat do të përfundojnë deri në vitin 2028.
Marrëveshja për furnizimin e helikopterëve do të bëhet nesër, ndërsa do ta nënshkruajnë ministrja Petrovska dhe ambasadori i Italisë në emër të Qeverisë së dy vendeve. Deri në fund të muajit do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Leonardo helikopters”.