Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski pyesin nëse VMRO-DPMNE qëndron pas 200 botëve të rrjetit “X” të cilat çdo ditë shpërndajnë gjuhë të urrejtjes.
“Retorikën të cilën e shfrytëzojnë këto profile na kujtojnë retorikën e VMRO-DPMNE-së me të cilën, në mungesë të argumenteve, partia në mënyrë të pabazuar sulmon Stevo Pendarovskin. Në të njëjtat profile vërehet edhe mbështetja e fortë për VMRO-DPMNE-në.
Të njëjtat profile para disa viteve kanë shpërndarë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thonë nga shtabi i Pendarovskit.
Nga atje shtojnë se VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet para opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe se a janë pikërisht ata që nëpërmjet rrjeteve sociale udhëheqin fushatë të zezë kundër presidentit Pendarovski