Pa lista të pavarura në zgjedhjet ParlamentareAsnjë listë e pavarur nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi nuk arritën të grumbullojnë numrin e nëvojshëm të nënshkrimeve nga qytetarët. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e 8 majit do të ketë vetëm lista partiake.Derisa në këto zgjedhje do të garojnë vetëm kandidatët partiak, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, që të ketë lista të pavarura, duhet të plotësohet pragu zgjedhor.Në praktikë, kjo do të thotë se nëse për dorëzimin e listës së pavarur për deputetë, në cilën do njësi zgjedhore, deri tani nevojiteshin 1.000 nënshkrime, në të ardhmen do të duhen nga 2.500 deri 3.500 varësisht madhësisë së njësisë zgjedhore apo 1% të votuesve të regjistruar në atë njësi.Ndryshimet e këtilla kaluan në seancën parlamentare të 7 majit e që u miratuan me një pako me ndryshimet që u mundësuan qytetarëve që nuk kanë letërnjoftime të vlefshme, të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, si dhe në një pako me ndryshimet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.Megjithatë, kanë reaguar nga Shoqata Joqeveritare Më Mirë për Tetovën. Sipas tyre, Nnë një mënyrë tinzare, pa konsultime dhe debat publik, nëpërmjet një procedure të shkurtuar dhe në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, partitë politike më të mëdha, duke justifikuar se ndihmojnë qytetarët pa dokumente të vlefshëm, miratuan ndryshime të tjera të fshehura në Ligjin Zgjedhor, duke i larguar praktikisht kandidatët e pavarur dhe duke i penguar ata të marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kombëtare. Një shembull tjetër ilustrues i politikave diskriminuese ndaj të pavarurve është fakti se për regjistrimin e një partie politike nevojiten 1,000 nënshkrime. Kjo dispozitë nuk është ndryshuar.Poashtu, mënyra e vështirë e mbledhjes së nënshkrimeve përmes zyrave të KQZ është një problem shtesë për të cilin të pavarurit kanë reaguar edhe më herët. Kjo kusht i vështirë ruan dhe me ndryshimet e reja.Normat dhe rekomandimet ndërkombëtare thonë se nuk duhet të ketë kërkesa diskriminuese për kandidatët e pavarur krahasuar me ato për partitë”, thonë nga Shoqata Më Mirë për Tetovën.TV KOHA