Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të këshilltarëve të komunës së Tetovës t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.
Urime muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e devotshmërisë, harmonisë dhe mirëkuptimit njerëzor. Ky muaj le të shërbejë për më shumë dashuri, solidaritet dhe për paqe mes njëri-tjetrit.
Agjërim dhe lutje të pranuara.