Nga sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) do të fillojë me inspektime të jashtëzakonshme dhe nxjerrjen e vendimeve që ndalojnë pranimin në kopshte të fëmijëve që nuk janë plotësisht të imunizuar me vaksinën DTP kundër kollës së keqe.
“Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin të hënën, më 11 mars, me nxjerrjen e vendimit për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose të imunizuar në mënyrë jo të plotë me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike”, sqarojnë nga ISHSSH-ja.