Site icon Tetova Expres

Pesë fëmijë të shtruar në spital, 50 raste të reja me kollën e keqe nga 1 deri më 7 mars

Në Maqedoninë e Veriut, situata e infeksioneve të kollës së keqe vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik. Sipas raporteve të fundit nga Institutit për Shëndet Publik, numri i rasteve të reja vazhdon të rritet, me një shqetësim të veçantë për shtimin e tyre te fëmijët.

Në raportin e datës 7 mars, u raportuan 50 raste të reja me kollë të keqe. Shumica e këtyre rasteve u lokalizuan në Shkup, me 43 raste, ndërsa të tjerat u raportuan në qytete të ndryshme si Tetova, Koçani, Kavadar, Kumanova dhe Manastiri.

Ndër të sëmurët, pesë persona janë shtruar në spital, duke përfshirë katër fëmijë nën një vjeç dhe një person në grupmoshën 1-4 vjeç. Mosha e përgjithshme e të sëmurëve shkon deri në 40 vjeç, por numri më i madh i rasteve është tek fëmijët në grupmoshën 10-14 vjeç.

Në përgjithësi, deri në datën 7 mars, numri i rasteve të regjistruara të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut është 173, me një incidencë prej 9.4 për 100,000 banorë. Përveç Shkupit, raste janë raportuar në komuna të ndryshme si Tetova, Kumanova, Gostivari, etj.

Ndër faktet më shqetësuese është se një pjesë e madhe e të sëmurëve nuk janë vaksinuar ose nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës, duke theksuar nevojën për një përqendrim të madh në fushatën e vaksinimit.

Advertisement

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin dhe kanë nisur fushata intensive për të mbuluar personat e papërgjistruar, të pavaksinuar dhe ata që kanë nevojë për rivaksinim. Kjo përfshin edhe shqyrtimin e pikeve të vaksinimit në të gjithë vendin dhe thirrjen e qytetarëve për të marrë vaksinën sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.

Ndër masat e fundit të ndërmarra janë edhe inspektimet në qendrat e shëndetit publik për të identifikuar fëmijët që kanë munguar vaksinimin, me synimin e vaksinimit të tyre për të siguruar mbrojtje më të mirë kundër kollës së keqe.

Exit mobile version