Lajme nga vendi
Universiteti i Tetovës me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizoi Akademi solemne
Me rastin 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Universiteti i Tetovës sot në amfiteatrin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” organizoi Akademi solemne. Në këtë ceremoni ku morën pjesë kryesisht punonjëset e Universitetit nga stafi akademik, administrativ, bashkëpunëtorët si dhe drejtuesit e Universitetit, u vlerësua kontributi i gjithanshëm dhe i vazhdueshëm i gruas në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë Akademi solemne, fjalë rasti mbajti Prorektorja për Financa Prof. Dr. Aida Baftjari-Yzeiri. Ajo deklaroi se ideja për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas lindi për herë të parë në fillim të shekullit XX, në periudhën e industrializimit të shpejtë dhe të ekspansionit ekonomik kur për shkak të kushteve të rënda të punës, shpesh organizoheshin protesta. “Më 8 mars të vitit 1857, femrat e punësuara në industrinë e veshjeve dhe të tekstilit demonstruan publikisht në Nju-Jork. Punëtoret e tekstilit protestonin për shkak të
kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta. Demonstratat i shpërndau policia. Dy muaj më vonë, po këto femra themeluan edhe sindikatën. Më 8 mars, protesta organizoheshin edhe në vitet vijuese. Më e njohur prej tyre është protesta e vitit 1908, kur 15.000 femra marshuan në Nju-Jork duke kërkuar orar pune më të shkurtër, paga më të mira dhe të drejtë vote” – u shpreh Prof. Dr. Aida Baftjari-Yzeiri.
Në vijim të fjalës së saj ajo solli në vëmendje se raporti i femrës bashkëkohore me familjen, me shoqërinë, me organet e pushtetit dhe institucionet tjera qeveritare dhe joqeveritare nuk është thjesht një çështje dëshirash, por është çështje elementare e lirisë dhe të drejtave individuale dhe kolektive, çështje thelbësore eemancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.
Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot e festojnë shumë organizata në mbarë botën. Disa prej tyre kërkojnë që kjo ditë të jetë festë shtetërore në të gjitha vendet.
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

