Të nderuara media,
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas kryetari Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale uroi këtë festë.
“8 Marsi është dita për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj grave udhëheqëse që hodhën themelet për barazinë gjinore dhe luftuan për të drejtat e grave. Le të festojmë arritjet e grave kudo. Pa kontributin e gruas, një komb nuk mund të përparojë kurrë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!” ka shkruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.