Mediat në Serbi raportojnë se mbrëmjen e djeshme, në pikën pagesore në Preshevë një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një gruaje rreth moshës 30-40 vjeçe, pas çka i njëjti ka kryer vetëvrasje. Siç raportohet nga mediumet serbe, të njëjtit kanë qenë në një veturë të tipit “Audi” me targa të Maqedonisë së Veriut. Sipas raportimeve, ngjarjes i ka paraprirë një debat, pas çka gruaja doli nga vetura kurse burri ka gjuajtur me armë në drejtim të saj dhe e ka plagosur, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është rikthyer sërish dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të vetvetes, pas çka ka ndërruar jetë. Mediat serbe raportojnë se mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë gruan e plagosur.
Disa Mediat në Serbi tani kan filluar të publikojnë edhe foton e personit që ka kryer këtë akt.