Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti përmes një postimi ka uruar Në ditën ndërkombëtare që shënon kauzën tuaj të drejtë për barazi dhe respekt shoqëror, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap të jetës.
Të dashura motra, nëna,
Në ditën ndërkombëtare që shënon kauzën tuaj të drejtë për barazi dhe respekt shoqëror, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap të jetës.
Dita e sotme le të jetë shkëndijë reflektimi për rolin tuaj jetik në zhvillimin e shoqërisë, mirëqenien e familjes dhe edukimin e brezave të rinj.
Kohërat kanë ndryshuar, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet dhe hapësirat që ju të përjetësoni qëllimet progresive dhe të jeni prijëse të proceseve të përparimit në çdo institucion.
Do të vazhdoj të jem përjetë përkrahësi juaj në çdo sfidë të kohës.
Gëzuar 8 Marsin!