Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një postimi ka uruar ditën botërore të gruas duke kujtuar se kjo ditë është dita kur duhet kujtuar sakrificat e tyre dhe të tregojme më shumë respekt për punën e veprën e tyre
8 marsi është dita ndërkombëtare e grave. Kjo ditë festohet në shumë vende të botes. Dita ndërkombëtare e grave është historia e grave të zakonshme që kanë bërë histori. Kjo ditë është rrënjosur si luftë shekullore e grave për të marrë pjesë në shoqëri në nivel të barabartë me burrat. Ideja e ditës nderkombetare të grave erdhi në fillim të shekullit 20 që në botën e industrializuar si pjesë e zgjerimit, rritjes së popullsisë dhe ideologjive radikale. Ndaj sot në këtë ditë në të gjithë nderojmë punën e tyre të madhe në edukimin dhe ecurinë për pregatitjen e një brezi të ri me vitytet më të mira për të ecur përpara në rrugën e vështirë të jetës.Të kujtojmë sakrificat e tyre.Të tregojme më shumë respekt për punën e veprën e tyre.