Site icon Tetova Expres

Lazim Destani: Urime 7 Marsin, gjithandej trojeve shqiptare!

Kontributi i madh i z. Lazim Destanit nuk ka munguar në asnjë fushë të jetës asnjëherë, me vite, e as në fushën e arsimit, e cila është përballur me sfida të ndryshme të kohës, duke i ndihmuar shkollat dhe arsimtarët edhe materialisht, vetëm e vetëm që të mos ndalet puna në edukimin e brezave dhe në përhapjen e dijes, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Ju kujtojmë se biznesmeni i njohur, filantropi dhe Ambasadori i Kombit, Lazim Destani, asnjëherë nuk i harron ditët e as datat e mëdha, të cilat shënojnë suksese, vendime, histori kombëtare.

Edhe sot, në përvjetorin 137 të hapjes së Shkollës së Parë Shqipe, mësimdhënësve ua uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, ku me pietet të lartë, për këtë datë e ditë historike, pos të tjerash, z. Destani thotë:

“Sot kujtojmë kontributin e mësimdhënësve e të pishtarëve të arsimimit të brezave të shumtë. Pa i harruar as vitet 90, kur bota u mahnit me punën e përkushtuar e me sakrifica të shumta të mësimdhënësve tanë.

Urime dhe suksese në punën dhe misionin tuaj fisnik, mësues të dashur gjithandej trojeve shqiptare!”.
Advertisement
Exit mobile version