Site icon Tetova Expres

Forumet e Gruas të partive opozitare të VLEN-it, organizuan aktivitet për nder të ditës së gruas

Forumi i Gruas i Lëvizjes BESA së bashku me katër subjektet tjera politike opozitare “VLEN” organizuan panel diskutimi për të shënuar 8 Marsin “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”. Temë e këtij organizimi ishte “Fuqizimi i gruas, kusht për ngritjen e shoqërisë”, ku u diskutuan çështje shumë të rëndësishme sa i përket fuqizimit të gruas në përgjithësi dhe asaj në politikë në veçanti. Edhe pse fuqizimi i grave në sfera të ndryshme, e sidomos në politikë është sfidë e vështirë, nga ana tjetër është thelbësore për zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë.

Në këtë panel përveç të tjerave u fol se gratë në politikë kanë tendencë të adresojnë çështje të rëndësishme për to si dhe për të fuqizuar rolin e tyre në shoqëri. Barabarësia në nivel të parë. Zëri i të drejtave të grave tashmë ka adresë sepse për gruan i’a VLEN!

Forumi i Gruas i Lëvizjes BESA

Exit mobile version