Site icon Tetova Expres

Gjykata Penale-Shkup: Nuk jemi kompetent për akuzën kundër Merkos, rasti është përcjellë në Gjykatën e Strugës

Gjykata Penale e Shkupit u deklarua jo kompetente për të vendosur për akuzën ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Nga Gjykata Penale njoftojnë se kanë marrë aktvendim me të cilin janë shpallur jokompetent dhe lënda pas plotfuqishmërisë së vendimit do t’i dërgohet Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë kompetente.

“Sipas Nenit 32 të Ligjit për Gjykatat, Departamenti i Specializuar (KOK) është përgjegjës për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5, Marrja e ryshfetit me vlerë të konsiderueshme nga neni 357 dhe Ndërmjetësimi i Paligjshëm nga neni 359 të KP, të kryera nga një funksionar i zgjedhur ose i emëruar, person zyrtarë ose i zgjedhur në një person juridik. Duke marrë parasysh nenin e përmendur të Ligjit për Gjykatat, ndryshimet e fundit në Kodin Penal të publikuara Gazetën Zyrtare nr. 188 të datës 07.09.2023, si dhe kualifikimin juridik nga propozim-akuza, d.m.th. faqja 4, gjykata konstatoi se Departamenti i Specializuar për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin nuk është kompetent për gjykimin e krimeve nga neni 353 paragrafi fq. 4 vv me fq. 1 siç e ka paraqitur Prokurori Publik propozim aktakuzën, por dispozitat e cituara të Ligjit për Gjykatat i referohen vetëm veprës penale të paraparë në paragrafin 5 të këtij neni”, sqaroijnë Gjykata.

Nga atje shtojnë se duke pasur parasysh të gjitha këto, kompetencë reale për të vepruar është gjykata me kompetencë themelore në zonën e së cilës është kryer vepra.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa para Gjykatës së Apelit në Shkup.

Advertisement
Exit mobile version