Site icon Tetova Expres

Sot para dite në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez në afërsi të Kodrës së Diellit.

Sot rreth orës 10:45, në Malin Shar, një ari ka sulmuar një turist danez i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në të ashtuquajturën “free ride” (jashtë pistës për skijim) në afërsi të Kodrës së Diellit.

Ariu ka lënduar këmbët e skiatorit duke e kafshuar dhe gërvishtur. Ekipi mjekësor i emergjencës nga Tetova e kanë transportuar skiatorin e lënduar në spitalin e Tetovës.
Exit mobile version