Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë Selver Memeti është shprehur se pensionistët kërkojnë rritje lineare të pagave. Ai këto komente i ka bërë pas takimit që ka realizuar me Ministrin teknik të punës dhe politikës sociale Gjoko Vellkovski. Memeti është shprehur se funksionarët gjithmonë përpara zgjedhjeve vijnë dhe i takojnë pensionistët, japin premtime por nuk realizojnë asgjë. “Ne jemi të mendimit se do të realizohen kërkesat tona por pa ndryshimin e ligjit për pension, nuk mund të vijë deri tek plotësimi i kërkesave tona sepse nuk mund të bëhet rritje lineare, por me vendim kemi vetëm rritje me përqindje. Fillimisht duhet të ndryshohet ligji dhe më pas të realizojmë rritjen e pensioneve në mënyrë lineare dhe mendoj se do të arrijmë këtë kërkesë tonë ta bëjmë realitet. Është e vërtetë se para zgjedhjeve vijnë funksionarë, premtojnë, por premtimet ngelin vetëm premtime”, tha Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Tetovë, Selver Memeti.
Ndërkohë, Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Vellkovski ka thënë se fatkeqësisht pensionistët për herë pas më shumë se 70 vitesh dolën në rrugë për të protestuar për të drejtat e tyre.
“STATISTIKAT TREGOJNË SE RRETH 100 MIJË PENSIONISTË TANË JETOJNË ME NJË PENSION NËN 20 MIJË DENARË NË MUAJ DHE NËSE KËTË E LLOGARISNI KJO ËSHTË NËN RROGËN MINIMALE. TASH E KENI TË QARTË SE SI KËTA NJERËZ IA DALIN NË FUND. PRANDAJ JEMI KËTU PËR T`I DËGJUAR NË KËTO DY MUAJ, KURSE PAS 8 MAJIT, DO T`I PËRVISHEMI PUNËS QË TË REALIZOJMË KËRKESAT E TYRE”, THA GJOKO VELLKOVSKI.
Kërkesat tona kanë qenë të njëpasnjëshme thonë pensionistët por Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por edhe Qeveria, asnjëherë nuk kanë pasur vesh për të dëgjuar hallin tonë.
“NE SI PENSIONISTË DOLËN NË PROTESTA DHE KËRKUAM MË TEPËR PENSION POR S’NA MORI ASKUSH. ÇDO DITË QË FUTESH NË MARKET GJËRAT JANË GJITHNJË E MË TË SHTRENJTA, NUK DËGJUAM NJË HERË TË ULEN ÇMIMET. GJITHNJË KEMI KËRKUAR RRITJE TË PENSIONEVE, SHKUAM EDHE NË SHKUP PARA MINISTRISË MADJE ME AUTOBUSË, DHE ASNJERI NUK DOLI AS TË NA PYES SE ÇKA KËRKOJMË PËR ÇKA KEMI NEVOJË. FOLËN DISA PERSONA DHE AQ. NËN 30.000 S’MUNDESH KOT, NUK IA DEL MUAJIT, UNË MARR 20.000 PO S’MUND T`IA DAL, 13.000 RRYMA MË KA ARDHUR ÇKA TË BËJ”, THA NJË PENSIONIST.
Edhe pensionistët e Tetovës, disa herë kanë protestuar edhe në Tetovë edhe në Shkup, ku kërkojnë që rritja e pensioneve të bëhet në mënyrë lienare, por deri më tash ende nuk është plotësuar kërkesa e tyre. Shumica e pensionistëve jetojnë me një pension minimal.TV KOHA