Site icon Tetova Expres

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë sot takim, në të cilin do tël debatohet për gjendjen me kollën e mirë dhe gripin, si dhe për masat eventuale që duhet të ndërmerren.

Nga fillimi i vitit, përfundimisht me ditën e djeshme, 1 mars, gjithsej 120 raste të kollës së mirë janë regjistruar në territorin e Shkupit, deklaroi sot për MIA-n doktor Lulzime Bajrami nga Qendra për shëndet publik.

Në raportin e fundit të Institutit të shëndetit publik për kollën e mirë, thuhet se në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Institutit, në periudhën nga 18 janari e deri më tani, të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të ISHP-së, të kryejë një inspektim intensiv të personave të paregjistruar, të pavaksinuar dhe të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, me qëllim thirrjen dhe vaksinimin e tyre sipas Kalendarit kombëtar të imunizimit.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski, më 28 shkurt, deklaroi se gjatë kontrolleve të vaksinimit nëpër çerdhe për shkak të epidemisë së kollës së mirë nuk janë konstatuar shkelje.

Më 15 shkurt, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri është pyetur për qëndrimin e tij për gjendjen me kollën e mirë.

Advertisement

Sipas tij, nuk duhet të kthehen në kopshte, fëmijët që janë të pavaksinuar.

“Fillimisht duhet të vaksinohen, pastaj të kthehen. Mendoj se ky ishte një nga kriteret dhe rekomandimi i Komisionit për sëmundjet ngjitëse. Të gjithë fëmijët që janë vaksinuar duhet të shkojnë në kopsht. Ata që nuk janë të vaksinuar duhet t’i pyesni prindërit se si do ta organizojnë kujdesin për fëmijën”, është përgjigjur Demiri në pyetjen e një gazetari.

Exit mobile version