Shënohet dita e komunës së Tetovës, ndahen mirënjohjeMë 3 mars të vitit 1991, u formua këshilli i parë komunal shumëpartiak i komunës së Tetovës, duke i hapur rrugë kështu përfaqësimit qytetar në institucionet lokale .Tre Marsi është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Tetovës.Kështu tha kryetari i komunës së Tetovës Bilall Bilall Kasami, në shënimin e ditës së komunës së Tetovës. Kasami më tej u ndal edhe në projektet që janë realizuar në komunën që drejton ai. “Viti 2023, është viti i realizimit të shumë projekteve madhore jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në arsim, kulturë dhe në sferat tjera. Për një vit janë bërë shumë punë, por do të ndalemi vetëm tek projektet më madhore duke nisur me rikonstruimin e rrugës në fshatin Vicë një segment shumë i rëndësishëm për banorët e malësisë, pastaj hapja e bulevardit Bllagoja Toska, e cila për vite të tëra ishte lënë në harresë dhe për një vit ne arritëm ta përfundojmë tërësisht. Një projekt tjetër që i takon infrastrukturës është vazhdimi i bulevardit VS. Bato, që depërton deri në fshatin Poroj dhe ky bulevard këtë vit do të jetë i përfunduar dhe në shërbim të qytetarëve” deklaroi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Bilall Kasami.Me këtë rast,në seancën solemne, janë ndarë edhe mirënjohje për veteranët e arsimit, për nxënësit më të dalluar, sportistës, klubet si dhe personalitete të ndryshme që kanë kontribuar në afirmimin e komunës së Tetovës, në mesin e tyre për Festivalin për Fëmijë Bletëzat, për alpinisten Uta Ibraimi, për Vebi Bexhetin, për këngëtaren Big Mama, për reprezentacionin e Tetovës në futboll dhe kështu me rradhë.