Profesorë të pesë universiteteve publike në vendin tonë kanë protestuar sot kundër, siç u shprehën ata, diskriminimit që iu bëhet me rritjen e rrogave vetëm për profesorët e universitetit publik në Shkup “Kirili e Metodij”. Kreu i Sindikatës së profesorëve të Universitetit të Tetovës Shefket Dehari në prononcimin e tij para profesorëve u shpreh se, nëse nuk ndodh rritja e rrogave dhe ndërprerja e këtij diskriminimi, protestat do të vazhdojnë.Sinkron:Shefket Dehari. Kryetar i Sindikatës së profesorëve të UT-së“Universitetet tona janë injoruar dhe diskriminuar nga parlamenti dhe Qeveria e Maqedonisë së veriut, duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive me pesë universitet publike dhe llogaritjen e pagave të të punësuarve sipas kësaj marrëveshjeje. I porosisim këto institucione se janë duke aplikuar standarde të dyfishta, diskrimin dhe pabarazi me pesë universitetet tjera publike në vend sepse në RMV, vlen Ligji i njëjtë i Arsimit të lartë me pesë universitetet, andaj edhe të ardhurat e të punësuarve në këto universitete duhet të jenë ekuivalente. Me këto protesta, pesë sindikatat e bashkuara bëjnë të ditur se veprojnë pa asnjë ngjyrim politik, por për të kthyer dinjitetin, integritetin dhe drejtësinë për gjithë të punësuarit e tyre”.Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, sot ishte pjesë e protestës së profesorëve të Universitetit të Tetovës, të cilët kërkojnë marrëveshje të re kolektive me këtë edhe rritje të pagave.Ademi tha se BDI do të propozojë ligj të ri, i cili siç tha, parasheh rritje të rrogave edhe për të punësuarit në Universitetin e Tetovës. Ademi tha se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive pasi janë shpallur zgjedhjet.Deklarata Arber AdemiNdryshe, profesorët e rregullt të universiteteve publike, deri në shtator, rrogën që e siguronte shteti e kanë marrë në vlerë prej 56 462 denarëve. Me rritjen prej 22% paga neto e profesorëve të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi ka mbërritur në 72 977 denarë.Por, rritja e pagave mund të jetë edhe më e lartë varësisht fakulteteve, të hyrave të tyre, projekteve dhe numrit të studentëve