Site icon Tetova Expres

Në UT u organizua protestë sindikata kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

Print

Në Universitetin e Tetovës sot u organizua protestë, në shenjë të mos nënshkrimit të marrëveshjeve kolektive me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon rritjen e pagave për punonjësit universitar.

Nga Sindikata thonë se janë ndjerë të injoruar me mosnënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

Sindikatat janë të bashkuar ndajnë mendimin se janë injoruar dhe diskriminuar nga Kuvendi i RMV-së me mos nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me pesë universitetet publike dhe llogaritjen e pagave sipas kësaj marrëveshje”, thanë nga sindikata e universitetit të Tetovës.

Nga atje përshëndesin nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në mes Kuvendit dhe Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, por u bëjmë thirrje institucioneve se janë duke aplikuar standarde të dyfishta, diskriminim dhe pabarazi me pesë universitet e tjera publike.

Nga atje kërkojnë që kryetari i Kuvendit që të nënshkruajnë marrëveshjen kolektive para shpërbërjes së Kuvendit të RMV-së.

Advertisement
Exit mobile version