Me miratimin unanim të të gjitha sindikatave të pesë universiteteve publike, të anashkaluara e të diskriminuara nga mosnënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive prej Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hënën më 4 mars 2024, ora 13.00 është caktuar një protestë e qetë dhe paqësore e të gjithë punonjësve para hyrjes së këtyre universiteteve.
Sindikatat e përshëndesin zbatimin e Marrëveshjes Kolektive nga ana e Qeverisë me UKIM-in, por njëherësh janë edhe kundër standardeve të dyfishta, diskriminimit dhe pabarazisë ndaj universiteteve të tyre, pasi e gëzojnë të njëjtin status dhe se shteti padrejtësisht i ka lënë anash.
Sindikatat nuk janë kundër askujt dhe protestat nuk kanë kurrfarë ngjyrimi politik, por ato organizohen për kthimin e dinjitetit, integritetit dhe drejtësisë së shkelur e të nëpërkëmbur nga ana e organeve kompetente vendimmarrëse. /SHENJA/
Universitetit “Goce Dellçev”- Shtip
Sindikati i të Punësuarëve në Universitetin e Tetovës
Sindikati i të Punësuarëve në Universitetin “Shën Kliment Ohridski”-Manastir
Sindikati i të Punësuarëve në Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup
Sindikati i të Punësuarëve në Universitetin e Shkencave Informatike dhe Teknologjike
“Shën Apostol Pavle”-Ohër