Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani deputet nga radhët e BDI-së, ka dalë me premtim për pagat në universitete, transmeton TV21.
Thotë se siç themeluan universitete, tani do të përkushtohen që të zhvillojnë të njëjtët.
Ndërkaq njofton që nga dita e hënë do të dorëzojnë propozim – ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë. Siç sqaron, ky ligj do të rregullojë koeficientin e pagës.
“Andaj, që nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.
Me këtë do të eliminohet çdo mundësi e ndonjë lloj diskiriminimi të mundshëm.
Ashtu siç i kemi themeluar dhe zhvilluar universitetet në vend, ne do të #VAZHDOJMË me mbështetje për zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së tyre si dhe të arsimit në përgjithësi”, tha mes tjerash Ademi.
Megjithatë, vëmendjen tërheq se njoftimin e ka bërë “Like” (e ka pëlqyer) ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës nga BDI, Jeton Shaqiri.