Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka iniciuar procedurë kundër 52-vjeçarit banues nga Veleshta i cili dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj punonjësit të shëndetësisë dhe bashkëpunëtorit shëndetësor gjatë kryerjes së veprimtarisë shëndetësore, përcjell INA.
Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një motër mediciale në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren. Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, pas së cilës është larguar me vrap.
Ai u gjet dhe u burgos të nesërmen. Duke pasur parasysh se kjo sjellje e të dyshuarit vërteton rrezikun që ai të ikë sërish për të shmangur ndjekjen penale, dhe për shkak të rrezikut që ai ta përsërisë veprën dhe ta sulmojë infermieren, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për përcaktimin e masën e paraburgimit. (INA)