Site icon Tetova Expres

Dita afrohet, euforia ka filluar! Rivali i përbetuar do të gjunjëzohet në Tetovën heroike”

Dita afrohet, euforia ka filluar! Rivali i përbetuar do të gjunjëzohet në Tetovën
heroike”. Tifo grupi “Ballistët” po mobilizohet për ndeshjen e radhës në Tetovë,
përballë Vardarit të Shkupit, një derbi që për dy vite i ka munguar
kampionatit.Paralajmërohet spektakël si në qytet poashtu edhe në tribunën
“Marshin Beqiri” në stadiumin e Tetovës. Aktivitetet nisin të dielën në 12.30 në
Sheshin “Iliria” në Tetovë. Në rrjetin social “Facebook” tifo-grupi “Ballistët” me
mesazhe inkurajuese paralajmëron ndeshjen, e cila pas presioneve do të zhvillohet
të dielën, e jo të shtunën, sic ishte caktuar paraprakisht nga drejtuesit e Federatës.
Pritet numër rekord i shikuesve, pasi ndeshjet kundër Vardarit janë të rëndësishme
për tifozët.Nga ana tjetër kuqezinjtë janë gati për duelin me Vardarin gjatë ditës së
nesërme në kuadër të xhiros së 21 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së
Veriut. Mesfushori Bruno Dita kthehet në ekip pasi humbi dy ndeshjet e para
pranverore shkaku i pezullimit derisa thotë se skuadra mezi pret të dalë në terren
për të sulmuar fitore të re. Lufta për kreun dhe rëndësia e kësaj përballje për
publikun kanë bërë të qartë te futbollistët vlerën e dyfishtë të kësaj ndeshje dhe
lojtari nga Tirana thërret sa më shumë njerëz të vijnë në stadium për të mbështetur
ekipin.
Deklarata Bruno Dita
Shkaku i interesimit të madh shikuesit luten të vijnë më herët në stadium, ndërsa
biletat do shiten ndaras për secilën tribunë. Dyert e stadiumit mbyllen 15 minuta
para fillimit të ndeshjes. Duke dashur të shmangim rrëmujat e padëshiruara dhe
ndonjë incident eventual, klubi në bashkëpunim me sigurimin dhe mbajtësit e
rendit ka marrë masa maksimale për mbarëvajtje të futjes së tifozëve në stadium,
ndjekjes së ndeshjes dhe largimit të tyre nga stadiumi pas ndeshjes. Shkëndija
apelon te gjithë ndjekësit që të vijnë në numër sa më të madh, për të qenë forcë
shtesë për futbollistët në rrugën drejt fitores jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë
gjithë pranverës. Me këtë rast, ju lusim për anim korrekt dhe në përputhje me
rregullat e parapara, për të mos lejuar penalizime eventuale për ndeshjet e
ardhshme kur bashkarisht duhet të luftojmë për të kapur titullin kampion, apelojnë
nga klubi tetovar. Dueli Shkëndija-Vardari është në program të zhvillohet të
dielën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë. .Tetova Expres
Exit mobile version