Vazhdojnë pritjet e qytetarëve për pajisje me pasaporta. Ata ankohen se vështirë arrihet deri te caktimi i terminit për këtë dokument të udhëtimit. Ndërkohë zëvendës ministri i Brendshëm gjatë një vizite në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë tha se ka mjaftueshëm ekzemplarë. Bojmacaliev përsëriti se me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit nuk mund të udhëtohet jashtë.
“Me pasaportat e vjetra tashmë nuk mund të udhëtohet askund nuk mund të dilet nga shteti sepse me emrin e vjetër ato dokumente më nuk janë në funksion. Siç jeni të informuar, arritën fillimisht 50 mijë ekzemplarë, pastaj edhe 20 mijë, ndërsa para një jave 140 mijë dhe sonte ose nesër arrijnë edhe 85 mijë formularë. Me këtë do të rrumbullakojmë shifrën prej 300 mijë formularëve që është një shifër e mjaftueshëm për të funksionuar sistemi normalisht”, deklaroi Mitko Bojmacaliev. zëvendësministër plotësues i punëve të brendshme. /Televizioni KOHA/