Edhe pse rajoni po përballet me përmbytje të mëdha, veçanërisht Sllovenia dhe Kroacia, në Maqedoni si pasojë e erës, e cila zgjati për një kohë të shkurtër, pati disa pemë të rrëzuara. Më së shumti raste të tilla ka pasur në territorin e komunës së Gazi Babës, ku ekipet e Ndërmarrjes Komunale kanë punuar në më shumë se 15 lokacione në Autokomandë, Stajkovcë, Çento dhe Inxhikovë.
Ekipet punuan deri në orët e para të mëngjesit kur pastruan drurët e rrëzuara. Fatmirësisht dëmet nuk janë të mëdha dhe nuk ka të lënduar.