Site icon Tetova Expres

Vendi i pestë si më i varfër në Europë i takon Maqedonisë së Veriut, lufta e varfëroi Ukrainën dhe e vendosi në vend të parë

Lista e përpiluar nga portali ekonomik gjerman Derwensten bazohet në BPK për frymë, e cila në Maqedoni është 6,608 dollarë.

Maqedonia e Veriut, me BPK për frymë prej 6,608,08 dollarë, është në vendin e pestë në listën e vendeve më të varfra në Europë, të përgatitur nga portali ekonomik gjerman Derwensten.

Në listën e 10 më të varfërve në Europë, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Europë për vitin 2023, pas Ukrainës.

Lista është bërë në bazë të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për kokë banori dhe sipas renditjes Serbia është në vendin e dhjetë me BPK prej 10.360,72 dollarë për kokë banori.

Në vend të katërt është Shqipëria, prodhimi i brendshëm bruto i së cilës është 6,457,22 dollarë, ndërsa në vendin e tretë është Moldavia me BPK prej 5,671,22 dollarë.

Advertisement

Më e varfëra në Evropë është Ukraina, me një GDP prej 4,348,57 dollarë.

Mali i Zi është në vendin e nëntë me një GDP prej 9,811,86 dollarë, dhe Bjellorusia është në vendin e tetë me një GDP prej 7,859,63 dollarë.

Vendin e shtatë e ka zënë Bosnja dhe Hercegovina me BPK për frymë prej 7.337,72 dollarë, ndërsa Gjeorgjia është në vendin e gjashtë me prodhim të brendshëm bruto prej 6,670,73 dollarësh – shkruan portali Dervensten.

Exit mobile version