Janë duke u bërë kontrolle nëse në tregun e Maqedonisë së Veriut ka patattina serbe në të cilat është zbuluar nivel i lartë i akrilamidit, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Nikollçe Babovski.
Sipas Babovskit, nëse eventualisht vërtetohet se e kemi, produkti do të tërhiqet.
Ndërkohë, në mënyrë aktive monitorohet kur sistemi RASFF për paralajmërim të shpejtë në nivel të BE-së do të vërejë se patatinat janë të ndaluara.
“Në sistemin RASFF për paralajmërim të shpejtë në nivel të BE-së ende nuk është vërejtur se ky produkt është i ndaluar dhe se duhet të tërhiqet nga tregjet, e nëse te ne ka hyrë apo jo, tashmë po kontrollojmë”, theksoi Babovski.
Në kufirin kroat është ndaluar ngarkesa me patatina me shije piperi, të prodhuar në Serbi, në të cilën u konstatua një nivel i lartë akrilamide. Këtë e ka bërë të ditur edhe Komisioni Evropian në ueb-faqen e tij zyrtare.