Gjendet trupi i pajetë i Fazli Ramadanit. Informacionin e ka konfirmuar edhe Qendra për Menaxhim me Kriza. 29 vjeçari ishte zhdukur 5 ditë më parë, pasi ishte futur në liqenin artificial të “Gllazhnjës” në Komunën e Likovës. Në aksionin e kërkimit ishin të angazhuar gjashtë zhytës të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” dhe tetë të tjerë nga Batalioni për Qëllime Speciale “Ujqit”, së bashku me pjesëtarët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 29 vjeçari ishte nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës. /Alsat.mk