Site icon Tetova Expres

Revista “Science”: Populli shqiptar dhe gjuha shqipe, të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në trojet e veta

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ndau të premten një artikull të “Science”, që konfirmon se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende.

Studimi i kryer me metoda të sofistikuara për gjuhët europiane, e rendit gjuhën shqipe ndër më të vjetrat bashkë me armenishten dhe greqishten.


Ndërkohë, kërkimi i bërë kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmon vjetërsinë dhe origjinalitetin e shqipes.

Gjithashtu, shkencëtarët grekë që kanë bërë studime edhe me ADN-në kolaudojnë që popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje. Rezultatet përcaktojnë një shfaqje të gjuhëve indo-europiane rreth 8000 vjet më parë.

Sipas Akademisë së Shkencave tashmë vërtetohet përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.

“Në mënyrë të përmbledhur, referuar këtij studimi rezulton se gjuhët e familjes indo-europiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme” bëhet e ditur në njoftimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Exit mobile version