Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor në disa vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, ndërsa në fund të ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fortë nga drejtimi verior dhe do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqendrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 42 gradë, indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.
Ditën e enjte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore me rreth dhjetë gradë, do të fryjë erë e përforcuar nga veriu, ndërsa do të ketë edhe kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Më pas moti do të jetë kryesisht stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale.