Një grua 67-vjeçare nga Resnja është mbytur dje në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit në Strugë.
– Dje në orën 15:25 në OVR Strugë është raportuar se në ujërat e liqenit të Ohrit, në afërsi të plazhit në Strugë, është gjetur një trup i pajetë. Nga këqyrja e kryer është konstatuar se është F.S.(67) nga Resnja, thonë nga policia.
Mjeku i Shtëpisë Shëndetësore dhe Shërbimi i Urgjencës nga Struga kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.