Gjashtë hektarë sipërfaqe janë djegur në fshatin Jaçincë, kumtoi sot qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë. Zjarri, siç theksojnë ka ndodhur në orët e pasdites, ka përfshirë barë të thatë, jashtë dhe një objekt ndihmës. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Kumanova dhe Nagoriçani i Vjetër.
Dje në Kumanovë është djegur një sipërfaqe tek përmendorja. Zjarrfikësit kanë intervenuar në katër raste në afërsi të përmendores. Për zjarret tek kylokacion kanë reaguar edhe kumanovarët. Zjarrfikësit kanë shuar zjarr edhe në “Igo Triçkoviq” ku janë djegur drunjë për ngrohje si dhe plehra në lagjen “Pero Çiço”.