Çështja e liderit të ri të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë do të hapet për diskutim pas pushimeve verore, ka bërë të ditur nënkryetarja e kësaj partie, Sanja Llukarevska në “SummerClick” në TV21.
Ajo siguroi se procedura e zgjedhjes do të jetë në mënyrë demokratike dhe transparente.
“Nuk kemi diskutuar për këtë temë. Do ta hapim pas pushimeve verore, por derisa të arrijmë deri te favoriti ynë sigurisht se do të kemi proces brenda në parti”, tha Llukarevska.