Site icon Tetova Expres

“Vdekje për shqiptarët”, policia arreston autorët e grafiteve në Gostivar

Policia e Gostivarit ka zbuluar autorët e grafiteve albanofobe dhe fashiste në Gostivar.

Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë zhvilluar intervistë zyrtare me tre të mitur nga Gostivari, të cilët pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve janë identifikuar se me datë 10.07.2023 kanë shkruar disa grafite me përmbajtje kërcënuese në katër objekte banesore dhe një trafostacion në rrugën “Mara Ugrinova” dhe “Goce Dellçev”.

Ata e kanë pranuar krimin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse./SPB Tetovë

Exit mobile version