Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut së bashku do të aplikojnë për të qenë pjesë e sistemit të pagesave onlajn Pejpal (PayPal), është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi.
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj tha se është në pritje të një vizite të rëndësishme në Shkup dhe për këtë ka propozuar një propozim platformë për takim me ministrin e RMV-së.
“Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme, ka të bëjë me përmbylljen e memorandumit të dy ministrive të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim të digjitalizimit dhe sigurisë së informacionit. Është gjithashtu një ide që Mali i Zi së bashku me Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për PayPal, gjë që u sugjerua nga vetë kompania”, tha ai.
Malit të Zi, aktualisht i mundësohet transferimi i parave PayPal vetëm në një drejtim, gjegjësisht kur paguan për mallra dhe shërbime nëpërmjet internetit. Marrja e parave përmes kësaj platforme ende nuk është e mundur, gjë që është një pengesë e rëndësishme për të gjithë ata që planifikojnë të punojnë onlajn.